Izraeli bombardon objektivat e Hezbollah në Libanin jugor

Izraeli bombardon objektivat e Hezbollah në Libanin jugor

Ushtria izraelite njoftoi se ka goditur objektivat e Hezbollah në Libanin jugor. Më herët Izraeli paralajmëroi banorët e zonës që të evakuoheshin. “Ushtria izraelite nisi një seri sulmesh kundër objektivave ushtarake të Hezbollah në Libanin Jugor”, njoftoi ushtria. Ndërsa lëvizja shiite libaneze e mbështetur nga Irani njoftoi ditën e sotme se hedh poshtë çdo “negociatë politike” me palën izraelite. /vizionplus.tv