40 vite në Kongres, Nancy Pelosi jep dorëheqjen në fund të mandatit

40 vite në Kongres, Nancy Pelosi jep dorëheqjen në fund të mandatit

Bota E Enjte, 6 Nëntor 2025 16:26 Kongresmenia demokrate, Nancy Pelosi do të japë dorëheqjen në fund të mandatit të saj në janar të vitit 2027, duke mbyllur një karrierë të gjatë në skenën politike amerikane. Pelosi ishte e para grua që shërbeu si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve dhe udhëhoqi partinë Demokratike në dhomën e ulët të Kongresit nga viti 2003 deri në 2023. Në një video mesazh, ajo njoftoi largimin e saj pas gati katër dekadash në Kongres, duke u kujtuar për aftësinë e saj të jashtëzakonshme politike dhe ndikimin në çështjet kryesore kombëtare.