Tronditet Gjermania/ Svastika me gjak në makina e mure banesash, policia heton incidentin misterioz në Frankfurt

Tronditet Gjermania/ Svastika me gjak në makina e mure banesash, policia heton incidentin misterioz në Frankfurt

50 automjete të lyera në dukje me gjak njeriu, kanë vënë në lëvizje autoritetet gjermane.  Incidenti ndodhi në qytetin e Hanau pranë Frankfurtit, thotë policia, që pohoi në një deklaratë se svastika me gjak janë shfaqur nëpër makina, por edhe në mure banesash e në kuti postare. Ishte një burrë që njoftoi fillimisht se një makinë në lagjen e tij ishte lyer me një lëng në formë të kuqerremtë në formë svastike.  Por efektivët shkuan në vendngjarje të kontrollonin, gjetën dhe shumë automjetete të tjera dhe fasada banesash të lyera në zonën përreth. Svastikat janë të ndaluara në Gjermani në bazë të ligjeve që ndalojnë rreptësisht përdorimin e simboleve naziste. Policia e pohoi se teste paraprake dëshmuan se më shumë gjasë, lënda e përdorur është gjak njeriu. “Ende nuk ka asnjë të dhënë se nga është marrë ai;...