Buxheti 2026/ Rama: Ja sa do të jetë rritja për çdo kategori

Buxheti 2026/ Rama: Ja sa do të jetë rritja për çdo kategori

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të fillojë indeksimi i pagave te punonjësit në shtet, praktikë që deri tani ndiqej vetëm për pensionistët. Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë zbuloi kategoritë që do të përfitojnë. Po ashtu do të ketë përfitime në bazë të përllogaritjes vjetore të punës në sektorët e Shëndetësisë dhe policisë. “Ka një tjetër lajm shumë të mirë në projekt-buxhetin 2026, i cili është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor, edhe për pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë në nivel qendror, qoftë nivel vendor, të cilat do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit. Kjo është një politikë e re pagash, që e kombinuar me rritjen e përgjithshme si rezultat i rritjes së pagës...