“Ke marrë një armë poshtë mbikalimit ku ndodhi vrasja e..?”/ Ish-shefi policisë, Nazmi Shuli përgënjeshtron në gjyq deklarimet e Nuredin Dumanit

“Ke marrë një armë poshtë mbikalimit ku ndodhi vrasja e..?”/ Ish-shefi policisë, Nazmi Shuli përgënjeshtron në gjyq deklarimet e Nuredin Dumanit

Ish-shefi policisë, Nazmi Shuli gjatë fjalës së tij në gjyq ka përgënjeshtruar deklarimet e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Sipas deklarimeve të mëparshme të Dumanit, Shuli ka marrë një armë zjarri poshtë mbikalimit pas vrasjes së Elvis Dedjas.  I pyetur nëse ka marrë një armë poshtë mbikalimit ku ndodhi vrasja, ai tha se jo dhe se është zbatues i ligjit. Ai shtoi se nuk ka lidhje me këto. Ish-polici ka theksuar se Festimin dhe Petrit Qolin i njeh.  Sipas Prokurorisë Shuli ka bërë komunikim telefonik me Festim Qolin një ditë përpara se të ndodhte ngjarja. Ka komunikuar me Petrit Qolin ditën e ngjarjes. Shuli ka pohuar se ka komunikuar disa herë më ta por s’ka folur për vrasjet.  “Në qershor 2012 kam qenë i punësuar në qarkun e Elbasanit, pjesë e policisë së shtetit. Festimin dhe...