Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Të përballet me drejtësinë para se të vijojë propagandën mediatike”/ Preçi: Dalja e Ballukut,poshtëruese për qytetarët
Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi thotë se është fyese që Belinda Balluku, tashmë zyrtarisht nën hetim nga SPAK për aferën e Tunelit të Llogarase të shfaqet publikisht. Me anë të një postimi në Facebook, Preçi thekson se personat e përfshirë në afera të tilla duhet “të përballen me drejtësinë përpara se të vazhdojnë propagandën mediatike”. Ai thekson se heshtja e qytetarëve apo opozitës përballë rasteve të tilla nuk duhet interpretuar si mungesë interesi për fatet e vendit. “Të mos harrojmë se më shumë se gjysma e familjeve shqiptare mezi mbyllin muajin për shkak të varfërisë që njeh vetëm rritje. Gjatë dekadës së fundit kanë lënë vendin mbi 500 mijë shqiptarë, dhe ajo zonjë e bashkëqeverisësit e saj janë përgjegjësit kryesorë për këtë katastrofë kombëtare”, shkruan...