Qeveria zbulon planin social 2026/ Më pak ndihma ekonomike, më shumë punësim për familjet në nevojë

Qeveria zbulon planin social 2026/ Më pak ndihma ekonomike, më shumë punësim për familjet në nevojë

Fusha e mbrojtjes sociale mbetet një nga prioritetet e qeverisë për vitin 2026, me objektivin për të forcuar sistemin e përkujdesit ndaj shtresave në nevojë dhe për të ndërtuar një model të qëndrueshëm mbështetjeje, që i përgjigjet nevojave reale të qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka parashikuar një sërë masash që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës për kategoritë më vulnerabël të shoqërisë, e cila bazohet në tre shtylla: ndihma ekonomike, aftësia e kufizuar dhe shërbimet sociale. Referuar projekligjit për buxhetin e 2026- ës, parashikohet që numri i familjeve dhe individëve përfitues nga skema e ndihmës ekonomike të ulet, duke arritur në rreth 59 mijë përfitues në vitin 2028, ku për vitet 2026-2027 parashikohet të ulet me 1000 familje, pasi synohet punësimi i...