Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Çfarë do shikosh, do heshtësh”/ Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup, u largova me frikë
Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar nga SPAK në procesin ndaj të akuzuarve të dosjes “Plumbi i artë”. Dëshmitari Julian Malaj, mjeku që ka vizituar Nuredin Dumanin e plagosur pak para se të arrestohej, tregon për vizitën në vititn 2022. “Në 2022 kam qenë kirurg. Ka qenë ora 09:30. Më ka marrë dikush dhe më kërkoi për një vizitë në shtëpi. Më mori dikush, që çalonte e me çoi në ca rrugica që nuk po i kuptoja. U futëm në një garazh e pastaj në një apartament. Më thanë që çfarë do shikosh atje nuk do tregosh. Kur shkuam në apartament, ishte një person me fasho në kurriz. Ishte një kaçurrels. Unë thashë, që ky është për operacion. Ai kishte një plagë...