Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Qëlloi hajdutin gjatë tentativës për grabitje, ia hedh ‘paq’ pronari i shtëpisë. Meloni: Mbrojtja është gjithmonë legjitime
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 3 nëntorit në komunën e Rovigos, Itali, ku një 68-vjeçar ka qëlluar me armë ndaj një personi që tentoi të futej në banesën e tij. Ngjarja ndodhi në zonën Grignano, në rrugën Scolo sinistro Valdentro, gjatë një tentative të dytë për grabitje në të njëjtën shtëpi. Sipas hetimeve paraprake, grupi i hajdutëve, me fytyra të mbuluara, kishte kaluar gardhin e vilës për të hyrë brenda, por u përball me pronarin e shtëpisë, i cili mbante një armë zjarri të lejuar me leje. Burri, që jeton me bashkëshorten, hapi zjarr, duke plagosur njërin prej grabitësve, i cili më pas u arratis bashkë me bashkëpunëtorët e tij. Ende nuk dihet nëse ata u larguan me makinë apo në këmbë....