Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Radioterapia mund të jetë e panevojshme për shumë paciente me kancer gjiri
Një studim ndërkombëtar ka treguar se radioterapia mund të shmanget në mënyrë të sigurt për shumë paciente me kancer gjiri që kanë kryer mastektomi dhe po trajtohen me ilaçe kundër kancerit. Kërkimi, i botuar në New England Journal of Medicine, gjeti se pacientet me kancer gjiri në fazë të hershme kishin të njëjtën normë mbijetese pas 10 vitesh, pavarësisht nëse kishin marrë apo jo radioterapi. Tradicionalisht, radioterapia në murin e kraharorit pas mastektomisë ka qenë standard për të eliminuar qelizat e mbetura kancerogjene dhe për të ulur rrezikun e rikthimit të sëmundjes. Megjithatë, praktika mbështetet në prova të viteve 1980, të cilat tashmë konsiderohen të vjetruara. Studimi SUPREMO, i udhëhequr nga Universiteti i Edinburgut, përfshiu 1607 gra nga 17 vende me rrezik të ndërmjetëm për...