Qeveria premton rritje të pagës minimale, por Shqipëria mbetet e fundit në Rajon!

Qeveria premton rritje të pagës minimale, por Shqipëria mbetet e fundit në Rajon!

“Paga minimale është dyfishuar. Në hyrje të vitit që po troket do të jetë 500 euro, s’kemi pse të mos e pranojmë”, deklaroi Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, tetor 2025. Deklarata u bë në një dalje publike, ku ministrja theksoi se rritja e pagës minimale është një prej arritjeve kryesore të qeverisë, duke e konsideruar si tregues të suksesit ekonomik të vendit. Ana tjetër e medaljes Por të dhënat më të fundit të Eurostat (korrik 2025), tregojnë se paga minimale në Shqipëri është rreth 408 euro (45,540 lekë). Pavarësisht rritjeve graduale të dekadës së fundit, vendi mbetet i fundit në rajon dhe në Evropë, si në vlerë nominale, ashtu edhe në standardin e fuqisë blerëse.  Burimi: Eurostat  Mali i Zi mban vendin e parë me 670 euro, më tej...