Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
21-vjeçari vdes në fabrikë, ambulanca nuk u përgjigj! “Sews Cabind Albania” as nuk e ndërpret punën
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fabrikën e kabllove elektrike dhe komponentë për sektorin e automobilave “Sews Cabind Albania”, në Bathore, ku një djalë 21-vjeç, Juris Becaj, ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak në orët e para të mëngjesit. Një qytetare ka denoncuar se ambulanca është telefonuar disa herë, por nuk ka hapur telefonin, duke lënë të riun të humbasë jetën në lule të moshës. Ajo e përshkruan situatën si një dëshmi të dështimit të sistemit të shëndetësisë. Qytetarja shton se, pavarësisht ngjarjes punëtorët vazhduan punën si të mos kishte ndodhur asgjë. Kjo nuk është hera e parë që ambulancat e Skënder Bratajt nuk hapin telefonatat apo shkojnë me vonesë, teksa dhe respekti nga eprorët për punëtorin është zero...