Ish-Mbreti i Spanjës zbulon pas 70 vitesh se ka vrarë vëllain e tij

Ish-Mbreti i Spanjës zbulon pas 70 vitesh se ka vrarë vëllain e tij

Ish-mbreti në ekzil i Spanjës, Juan Carlos I, ka zbuluar për herë të parë se si ka vrarë vëllain e tij më të vogël kur ishin adoleshentë. Ish-monarku, i cili tani jeton në Dubai, ka botuar këtë javë kujtimet e tij me 500 faqe, në të cilat shkruan për vdekjen e Alfonsos pothuajse 70 vjet më parë. Juan Carlos u rrëfen lexuesve se për dekada “nuk më pëlqente të flisja për këtë, dhe kjo është hera e parë që e bëj”. Në librin, i cili është botuar në Francë me titullin “Juan Carlos I d’Espagne: Réconciliation”, 87-vjeçari kërkon të pajtohet me djalin e tij, Mbretin Felipe VI të Spanjës, dhe të përballet me kujtimet e dhimbshme nga e kaluara. Ai tregon incidentin traumatizues që ndodhi në...