Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pr.ligji për barazinë gjinore, Meta reagon nga qelia: Kush voton sot pro, voton kundër familjes e kombit
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga burgu për projektligjin e barazisë gjinore, i cili pritet të votohet sot në parlament. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i PL-së e cilëson këtë ligj antiatdhe që godet familjen shqiptare. “Aleatët e errësirës kanë vendosur të fusin sonte për miratim në Kuvend, në orët e vona, ligjin anti-Familje dhe anti-Atdhe të “barazisë gjinore”, që godet në ADN familjen shqiptare dhe vlerat e shenjta të saj, si dhe kombin tonë, identitetin, traditat, historinë e kulturën”. Sipas ish-presidentit të Republikës “miratimi i këtij ligji të zi, të kundërshtuar nga të gjitha komunitetet fetare, në fakt është detyrim-përcaktim që “Rilindja” ka ndaj qarqeve mafioze ndërkombëtare që duan të shkatërrojnë Shqipërinë”. Duke e cilësuar si pjesë të një agjende antikombëtare, Meta thekson se kush...