Balluku inspekton “Tirana 2”, OST ka rritur investimet, pritet ndërtimi i linjës nënujore me Italinë

Balluku inspekton “Tirana 2”, OST ka rritur investimet, pritet ndërtimi i linjës nënujore me Italinë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, inspektoi këtë të enjte nënstacionin “Tirana 2”, ku është realizuar një investim për rritjen e kapaciteteve transmetuese të energjisë. Projekti synon përmirësimin e furnizimit me energji për rajonin e Durrësit dhe gjithë zonën jugperëndimore të vendit. Balluku theksoi se operatori i transmetimit mbetet hallka më e rëndësishme e sistemit energjetik, pasi lidh Shqipërinë me vendet fqinje. Ajo shtoi se gjatë verës, për shkak të rritjes së ndjeshme të kërkesës për energji, rrjetet rajonale kanë qenë të mbingarkuara, ndërsa Shqipëria po vijon negociatat me Italinë për ndërtimin e linjës nënujore të energjisë që do të lidhë direkt dy vendet. /vizionplus.tv