Portreti i parë i Kadaresë/ Vepra e realizuar në vitin 1958 nga piktori Vilson Kilica, gjatë studimeve të tij në Bashkimin Sovjetik

Portreti i parë i Kadaresë/ Vepra e realizuar në vitin 1958 nga piktori Vilson Kilica, gjatë studimeve të tij në Bashkimin Sovjetik

Ky është portreti i parë i shkrimtarit Ismail Kadare, realizuar nga piktori Vilson Kilica. Autorësia e pikturës që ndodhej në shtëpinë e Kadaresë, u vërtetua pas një studimi nga Suzana Varvarica, që tregon se vepra është realizuar në vitet 1958-1959, kur Kilica dhe Kadare studionin në Bashkimin Sovjetik. “Është një portret i drejtpërdrejtë, i bërë nga Vilson Kilica për Ismail Kadarenë dhe i dhuruar për Ismail Kadarenë në atë kohë. Këtu përmbyllet datimi dhe gjetja e autorit, që janë shumë të rëndësishme për një muzi arti ose për një muze që konservon vepra arti”, thotë Suzana Varvarica. Mungesa e firmës në vepër bëri studiuesit të hulumtojnë më shumë dhe një shënim i gjetur në pëlhurë në pjesën e pasme ishte detaji që i bindi për...