Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Policia “korr” shtëpitë e barit në Bajzë, arrestohet djali, në kërkim babai, në pranga edhe “shefat” e OSHEE
pamje MALËSI E MADHË- Dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike janë zbuluar në fshatin Bajzë, ku një person ra në pranga, ndëra procedohet penalisht nëna e tij dhe babi shpallet në kërkim. Në pranga kanë rënë edhe 2 punonjës të OSHEE-së dhe dy të tjerë procedohet penalisht për shpërdorim detyre. Gjatë operacionit u sekuestruan 287 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë, 515 gramë kanabis, municion luftarak, 1 armë e ftohtë (thikë), 101 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 2 automjete, 9 celularë dhe pije të ndryshme alkoolike të dyshuara të kontrabanduara. Njoftimi i Policisë: Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen në fshatin Bajzë, 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba. Në...