Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Vrasja e Elvis Dedjas, dëshmitari: Festimi dhe “Loshi” ishin ortakë në biznes, por u zunë për një gocë
ELVIS DEDJA DHE FESTIM QOLI TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme është duke u zhvilluar seanca e dosjes “Plumbi i Artë”, ku i pranishëm për të dëshmuar ka qenë Agim Gjoni, anëtar i bandës së Nuredin Dumanit, për të cilin është kërkuar 10 vite heqje lirie. Prokuroria e Posaçme përfaqësohet nga dy prokurorët, Behar Dibra dhe Doloreza Musabelliu, të cilët kanë dëgjuar versionin e Gjonit për vrasjen e Elvis Dedjas, si dhe njohjet që kishte me Nuredin Dumanin dhe anëtarët e tjerë të bandës. Festim Qoli dyshohet se vrau ortakun e tij, dhe një vit më pas eleminoi dhe të ëmën e Elvis Dedjas, Fatmirën, duke iu marrë më pas edhe një pjesë të pasurive që kishin. Vrasjen e Fatmira Dedjas dyshohet se e ka kryer...