Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Zoti Balluku”! Peleshi ngatërron Këlliçin me zv.kryeministren, ironizon demokrati: E keni mendjen tek tuneli i Palloshit
Një lapsus i kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi ka shkaktuar të qeshura në sallën e Kuvendit pasi iu drejtua deputetit të PD-së, Belind Këlliçi, si Zoti Balluku, teksa i dha fjalën për procedurë. “Për procedurë z. Balluku, Këlliçi! Ndjesë për lapsusin”, u shpreh kryeparlamentari, ndërsa deputetët shpërthyen në të qeshura. “E di që e keni mendjen tek tuneli i Palloshit, nuk keni faj”, iu drejtua deputeti i PD-së. Belind Këlliçi ironizoi duke thënë se zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë, ka një meritë pasi, sipas tij, ka shpikur mikrotoponim të ri. “Tuneli i Llogarasë nga sot quhet tuneli i Palloshit, ka meritë të madhe”, u shpreh ai.