Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mashtronte në rrjete sociale me kremra “shëruese”, procedohet 30-vjeçarja nga Berati
Policia e Beratit ka proceduar penalisht një 30-vjeçare që prodhonte dhe tregtonte në mënyrë të paligjshme një krem, për të cilin mashtronte qytetarët në rrjete sociale, duke pretenduar se kishte efekte shëruese ndaj sëmundjeve të lëkurës. Pas denoncimit të bërë fillimisht nga gazetarët e emisionit “Stop”, rast që ende nuk është transmetuar, specialistët për hetimin e krimeve ekonomiko-financiare organizuan menjëherë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit. “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore-procedurale, të kryera në koordinim me Prokurorinë e Beratit, u mundësua identifikimi i mbajtëses së llogarive në Facebook dhe Instagram, nëpërmjet të cilave kryhej mashtrimi, shtetases S. D., 30 vjeçe, banuese në fshatin Bilçë, për të cilën nisi procedimi penal, për veprat “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm...