Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nga “pse të mos jetojnë bashkë?” te “kërcënimi ndaj familjes”
Ka kaluar më shumë se një dekadë që nga ai takim i qetë në Kryeministri, kur dy aktivistë të rinj të komunitetit LGBT hynin për t’u takuar me Sali Berishën. Ai i priti me kujdes, i dëgjoi deri në fund dhe madje foli për ta me një ton që sot do të tingëllonte i pazakontë. “Për çfarë arsye ata s’duhen lejuar të jetojnë me njëri-tjetrin?”, pati thënë Berisha, duke shtuar se homoseksualiteti është “i lashtë sa njerëzimi” dhe se çdo njeri duhet të ketë të drejtën të jetojë i lirë orientimin e vet. Në atë kohë, ai dukej se e kuptonte se ndryshimi nuk mund të ndalej me ligje, as me fjalime moralizuese. “Ky është një akull që duhet thyer”, u pati thënë të rinjve...