“Plumbi i Artë”, anëtari i bandës së Nuredin Dumanit zbardh detaje: Si u vra Elvis Dedja

“Plumbi i Artë”, anëtari i bandës së Nuredin Dumanit zbardh detaje: Si u vra Elvis Dedja

Në Gjykatën e Posaçme është duke u zhvilluar seanca e dosjes “Plumbi i Artë”. Në këtë seancë, ka dëshmuar Agim Gjoni, anëtar i bandës së Nuredin Dumanit, për të cilin është kërkuar 10 vite heqje lirie. Prokuroria e Posaçme përfaqësohet nga dy prokurorët, Behar Dibra dhe Doloreza Musabelliu, të cilët kanë dëgjuar versionin e Gjonit për vrasjen e Elvis Dedjas, si dhe njohjet që kishte me Nuredin Dumanin dhe anëtarët e tjerë të bandës. “Kam qenë i punësuar në një karaburant, më kishte punësuar Festim Qolin. E njihja që në shkollë, në 8 vjeçare. E kishim mik Elvis Dedjan. Unë dhe Festimi, ata ishin ortakë. Kujtim Hasa ishte menaxher. Marrëdhëniet mes Elvisit dhe Festimit ishin të mira, por kishin nje konflikt për nje gocë. Loshi...