Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Kryebashkiaku Benet Beci takim pune dhe vlerësimi me drejtoreshën e Kadastrës Shkodër, Eglantina Frroku
Nga Albert VatajKryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka ndarë në rrjetet sociale detaje nga takimi i tij i sotëm me drejtuesen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Shkodër, znj. Eglantina Frroku, një takim që vlerëson vijimësinë e një bashkëpunimi institucional të konsoliduar dhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve.Në postimin e tij, kryebashkiaku Beci thekson rëndësinë e bashkërendimit mes Bashkisë dhe ASHK-së në procesin e verifikimit hartografik të paketës së maleve, si dhe në evidentimin e zonave prioritare ku kërkohet ndërhyrje e menjëhershme.“Vetëm gjatë muajit tetor, ASHK Shkodër ka emetuar 212 vendime legalizimi, duke u renditur ndër drejtoritë me performancën më të mirë në rang republike dhe duke zënë vendin e parë në Shqipëri për dhënien e titujve të pronësisë për objektet e ndërtuara para...