Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Rritje të reja pagash në shtet”/ Buxheti 2026, Rama “nuk kursehet”: Ja cilat kategori preken
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër lajm të mirë në lidhje me projektbuxhetin 2026. Përmes një videomesazhi në rrjetin e tij social, Facebook, Rama njofton fillimin e indeksimit të pagave në sektorin publik, praktikë që deri tani ndiqej vetëm për pensionistët. “Pas rritjes së pensioneve e të pagës minimale, ja çfarë ka në Projekt-Buxhetin 2026 edhe për RRITJEN E RE TË PAGAVE nga PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË”, shkruan Rama krahas videos. Kreu i qeverisë theksoi se edhe kategoritë që preken dhe sa do të jetë rritja për secilën prej tyre. “Ka një tjetër lajm të mirë në projektbuxhetin 2026. Është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor edhe për pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë në nivel qendror, qoftë në nivel...