Rama: Nisim indeksimin e pagave në sektorin publik. Në Shëndetësi dhe Polici do llogaritet edhe vjetërsia e punës

Rama: Nisim indeksimin e pagave në sektorin publik. Në Shëndetësi dhe Polici do llogaritet edhe vjetërsia e punës

Kryeministri Edi Rama njoftoi se me projektbuxhetin e vitit 2026 do të nisë një praktikë e re për indeksimin vjetor të pagave të punonjësve të sektorit publik, duke përfshirë si nivelin qendror, ashtu edhe atë vendor. Rama tha se kjo masë synon stabilizimin e fuqisë blerëse të qytetarëve dhe forcimin e politikës sociale, duke garantuar që rritjet e pagave të ndjekin nivelin e inflacionit dhe të mos humbin vlerën reale. “Ka një lajm të mirë për projektbuxhetin 2026, që është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor për pagat e punonjësve të sektorit publik, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë vendor. Pagat do të rregullohen çdo vit në bazë të inflacionit. Kjo është një politikë e re pagash, e cila, e kombinuar me rritjen...