Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Berisha proteston për ‘barazinë gjinore’, hesht për aferën 50 mln euro të Belinda Ballukut
Në Kuvend sot votohet Projektligji për barazinë gjinore, ndërsa jashtë tij disa deputetë të opozitës kanë dalë në protestë kundër tij. Ironia është e hidhur; të njëjtët që sot ngrenë zërin për “barazinë” nuk e bëjnë këtë për aferën e 50 milionë eurove të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në vend që të kërkojnë llogari për dosjet dhe faktet e rënda që kanë dalë nga hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren, zgjedhin të bëjnë zhurmë për një ligj që në thelb ka nevojë për debat serioz, jo për retorikë boshe. Opozita po tregon edhe një herë se zgjedh çfarë nga çfarë të “shqetësohet”; jo nga korrupsioni që dëmton çdo qytetar, por për spektaklin që prodhon lajme për një ditë. Në një vend ku barazia e vërtetë nis me...