Burimi:
Fieriweb.com
Foto © Fieriweb.com
“Kokainë me imazhin e Putinit”, media spanjolle: Goditet rrjeti shqiptar që “përmbyti” Europën me drogë, ja skema si transportohej
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës, i drejtuar nga mafia shqiptare, është goditur nga një operacion i përbashkët i Policisë Kombëtare dhe Gardës Civile spanjolle. Hetimi, i koduar “Enroque Bal/Manso”, ka zbuluar një strukturë kriminale të sofistikuar që e kishte shndërruar ishullin e Ibizës në një qendër logjistike për trafikun e drogës në Europë.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Sipas hetimeve, organizata përdorte Ibizën si pikë grumbullimi për kokainën dhe hashashin që hidhej në det nga anije tregtare që vinin nga Amerika e Jugut dhe Maroku. Droga mblidhej nga skafe të fuqishme, me tre motorë prej 300 kuaj fuqi secili, të pajisura me GPS, të cilat vepronin kryesisht natën për t’iu shmangur patrullave detare. Çdo udhëtim transportonte deri në 750 kilogramë drogë të...