Brad Pitt padit Angelina Jolie-n për 35 milionë dollarë!

Brad Pitt padit Angelina Jolie-n për 35 milionë dollarë!

Beteja ligjore mes ish-çiftit të njohur të Hollywood-it, Brad Pitt dhe Angelina Jolie, për pronësinë e vreshtarisë së famshme franceze Château Miraval, ka marrë një kthesë të re. Dokumente të dorëzuara në gjykatë në fund të tetorit tregojnë se Pitt po kërkon nga Jolie një kompensim prej rreth 30 milionë dollarësh, në lidhje me shitjen e aksioneve të saj në pronë. Në dosjen e re gjyqësore janë përfshirë edhe komunikime elektronike mes përfaqësuesve ligjorë të të dy palëve, që lidhen me shitjen e pjesës së Jolie në vitin 2021. Një prej email-eve të përfshira në dosje tregon se avokatët e aktores e akuzojnë Pitt për “krijimin e vështirësive të panevojshme” në proces, duke theksuar se kërkesa e tij për dëmshpërblim është “produkt i veprimeve të...