Hasenauer nderohet me “Ylli i Mirënjohjes”. Rama: Nuk do ikësh nga kjo botë si austriak, por…

Hasenauer nderohet me “Ylli i Mirënjohjes”. Rama: Nuk do ikësh nga kjo botë si austriak, por…

Kryeministri Edi Rama nderoi sot profesorin e Universitetit Baku, Hubert Hasenauer me Yllin për Mirënjohje Publike për kontributin dhe përkushtimin e tij në transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë teksa vlerësoi bashkëpunimin dhe raportet e mira mes Shqipërisë dhe Austrisë, paralajmëroi se profesorit Hubert Hasenauer do ti jepet pasaporta shqiptare. “Ti nuk do ikësh nga kjo botë si austriak, por si austriak dhe si shqiptar”, iu drejtua kryeministri Rama profesorit të Universitetit Baku. “Besoj se kjo e sotmja nuk është një ceremoni nderimi për një individ që e meriton plotësisht këtë nderim, por është edhe një moment simbolik që rinxjerr në pah lidhjen mes dy traditash të vjetra dhe jo të vogla, austriake dhe shqiptare. Në një spirale...