Nënstacioni “Tirana 2”, ministrja Balluku: Shqipëria drejt lidhjes direkte me Italinë përmes një linje nënujore energjie

Nënstacioni “Tirana 2”, ministrja Balluku: Shqipëria drejt lidhjes direkte me Italinë përmes një linje nënujore energjie

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ishte këtë të enjte në nënstacionin “Tirana 2”, ku është investuar për rritjen e kapaciteteve transmetuese, të cilat garantojnë përmirësim të furnizimit me energji për rajonin e Durrësit dhe të gjithë zonën Jugperëndimore. “Jemi në një nivel të kënaqshëm sa i përket humbjeve. Por unë e them gjithmonë në të gjitha takimet ndërkombëtare që kemi që padyshim, pjesa e operatori të transmetimit është pjesa më e rëndësishme që ka sistemi energjetik i një vendi, pasi është edhe ajo që na lidh me rajonin e fqinjët”, tha ndër të tjera zv.kryeministrja Balluku. Ajo gjithashtu shtoi: “Duhet thënë që volumet e energjisë elektrike janë rritur shumë në të gjithë rajonit, sidomos gjatë periudhës së verës, duke qenë së Shqipëria është...