EMRI/ Pjesë e grupeve kriminale dhe kultivim i lëndëve narkotike, arrestohet në Kurbin 28 vjeçari

EMRI/ Pjesë e grupeve kriminale dhe kultivim i lëndëve narkotike, arrestohet në Kurbin 28 vjeçari

Një operacion i koduar “Kurbini” ka finalizuar kapjen e një shtetasi të kërkuar, i dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim për pjesëmarrje në një grup kriminal që kultivonte bimë narkotike. Shtetasi Hashim Lama, 28 vjeç, banues në Milot, u arrestua në Fushë Milot, Kurbin, nga policia Kurbin. Ai ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila e kishte dënuar për veprat penale "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike". Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: DVP Lezhë/Plan masash për kapjen e shtetasve në kërkim, zhvillohen kontrolle në të gjithë qarkun.    Finalizohet operacioni i koduar “Kurbini”.   Kapet në Fushë Milot dhe vihet në pranga një...