Dronët misteriozë “pushtojnë” qiellin e Belgjikës, thirret me urgjencë Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Dronët misteriozë “pushtojnë” qiellin e Belgjikës, thirret me urgjencë Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Foto ilustruese BELGJIKË- Autoritetet belge do të mbajnë një takim të këshillit të sigurisë kombëtare të enjten në mëngjes, pas mbylljes së Aeroportit të Brukselit të martën vonë pas një ndërhyrjeje me dron, njoftoi sot zyra e Kryeministrit Bart De Wever. De Wever do të mbledhë krerët e të gjitha shërbimeve - policisë, ushtrisë dhe inteligjencës - si dhe prokurorët publikë, për të diskutuar aktivitetin e fundit të dronëve dhe kundërmasat e mundshme.   Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, tha sot se incidenti me dron “nuk ishte vepër e amatorëve” dhe Belgjika po heton nëse mund t’u kërkojë ndihmë vendeve fqinje.  Dronët u vunë re më parë këtë muaj mbi disa baza ushtarake belge. Francken tha se besohet se dronët po përpiqeshin të spiunonin avionë luftarakë dhe depo municionesh. Pushtimi me...