Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zbardhet detaje të reja nga skema e pensioneve, ja sa do të përfitojnë të moshuarit dhe si do të shpërndahen lekët…
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish dje për skemën e re të pensioneve, e cila deri në fund të vitit 2029 parashikon të rrisë deri në 70% çdo kategori pensionesh. Duke nisur nga muaji janar, pensionet e të gjitha kategorive do të kenë një rritje të konsiderueshme, ndërsa kryeministri Rama thotë se deri në fund të 2029-ës fatura e pensionistëve do të jetë 1.7 mld euro më shumë. Ai sqaron edhe njëherë rritjen që do bëhet vit pas viti për pensionistët. “Pjesën e luanit në pr/buxhetin 2026 e zënë pensionistët për të cilët e nisim vitin e ardhshëm me 100 mln euro shtesë përveç indeksimit, në 2027 e dyfishojmë shtesën 200 mln euro plus indeksimi 45 mln euro. Në 2028 trefishojmë 300 mln euro plus...