Zëvendëskryeministrja Balluku: Shqipëria drejt lidhjes direkte me Italinë përmes një linje nënujore energjie

Zëvendëskryeministrja Balluku: Shqipëria drejt lidhjes direkte me Italinë përmes një linje nënujore energjie

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ishte këtë të enjte në nënstacionin “Tirana 2”, ku është investuar për rritjen e kapaciteteve transmetuese, të cilat garantojnë përmirësim të furnizimit me energji për rajonin e Durrësit dhe të gjithë zonën jugperëndimore. “Jemi në një nivel të kënaqshëm sa i përket humbjeve. Por unë e them gjithmonë në të gjitha takimet ndërkombëtare që padyshim, pjesa e operatorit të transmetimit është pjesa më e rëndësishme që ka sistemi energjetik i një vendi, pasi është edhe ajo që na lidh me rajonin e fqinjët. Duhet thënë që volumet e energjisë elektrike janë rritur shumë në të gjithë rajonin, sidomos gjatë periudhës së verës, duke qenë se Shqipëria është një vend që numri i vizitorëve i shtohet numrit...