Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Prokuroria Vlorë lëshon masë arresti për avokatin – Akuzat
Prokuroria e Vlorës ka kërkuar arrestimin e shtetasit D.M., me profesion avokat pranë Dhomës së Avokatisë, i dyshuar për tre vepra penale të rënda. Sipas njoftimit zyrtar, D.M. akuzohet për “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 143, 186 dhe 287 të Kodit Penal. Nga hetimet është konstatuar se avokati ka përvetësuar 19.2 milionë lekë nga shtetasit S.S. dhe B.E., duke përdorur mashtrimin dhe shpërdoruar besimin e tyre. Gjithashtu, pas analizës së lëvizjeve në llogarinë bankare të të hetuarit, u konstatua se një pjesë e konsiderueshme e shumës (2.000.000 lekë) është transferuar në llogarinë e shtetasit E.A., me përshkrimin “këst për blerje apartamenti”, duke ngritur dyshime të arsyeshme për pastrim parash....