“S’e dija që ishte Luvri”/ Historia e pabesueshme e grabitësit, një fenomen në rrjetet sociale

“S’e dija që ishte Luvri”/ Historia e pabesueshme e grabitësit, një fenomen në rrjetet sociale

Një nga grabitësit e muzeut të Luvrit mendohet të jetë “Doudou Cross Bitume” ose “Legjenda e Motoçikletës”, siç njihet 39-vjeçari Niakate Abdoulaye në periferitë veriore të Parisit. Në fund të viteve 2000, ai nisi të postonte video të manovrave me motoçikletë në Youtube, Dailymotion dhe më vonë në TikTok. Gazeta Le Parisien nënvizon se në videot që qarkullojnë ende pas 16 vitesh dhe janë parë nga thuajse 700 mijë njerëz, ai shihet duke bërë manovra në lagjen Aubervilliers ku është lindur e rritur, në Champs-Élysées dhe në Place du Trocadéro në Paris. Në videot e fundit, Doudou shihet duke ngritur pesha në palestër ose duke këshilluar më të rinjtë lidhur me motoçikletat. Por fama e tij tashmë e përhapur në të gjithë botën, lidhet me...