Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
DW: Çështja Veliaj, precedent i pazakontë në Gjykatën Kushtetuese
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i marrë më 3 nëntor, i dha fund ngërçit institucional duke vendosur t’i kthejë kompetencat kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Me këtë vendim, zgjedhjet e shpallura për Tiranën për datën 9 nëntor nuk do të zhvillohen dhe Veliaj mbetet në detyrë deri në përfundim të mandatit të tij. Përplasja testoi funksionimin e shtetit të së drejtës Kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt të këtij viti, ndërsa procesi i shkarkimit të tij krijoi një përplasje mes institucioneve më të larta të shtetit. Juristi Jordan Daci, profesor i asociuar, e cilëson rastin si një precedent të pazakontë në historinë kushtetuese të vendit, rast për të cilin u bë e domosdoshme ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese për të korrigjuar...