Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Nis menjëherë lufta mes Mamdanit dhe Donald Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bën gati 200 avokatë kundër Presidentit amerikan
Kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka paralajmëruar masa të menjëhershme për të mbrojtur qytetin nga politikat e mundshme të administratës së Donald Trump. Në një intervistë për The New York Times, Mamdani tha se po punon për ngritjen e një strukture të gjerë ligjore me rreth 200 avokatë, të gatshëm për të mbrojtur interesat e qytetit në gjykatë. Reagimi i tij vjen pasi Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur Mamdanin një “komunist antisemit”, duke shtuar se “njerëzit do të fillojnë të largohen nga Nju Jorku, ata do të ikin nga regjimi komunist.” Ndërkohë, në nivel kombëtar, “mbyllja më e gjatë në histori” e institucioneve federale ka hyrë në ditën e saj të 37-të, duke kaluar rekordin e viteve 2018–2019....