Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
EMRAT- Plagosja e 24-vjeçarit në Bathore, arrestohet autori, arma e krimit nuk gjendet
foto ilustruese TIRANË- Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Bathore, ku një 24-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti të shpërthyer për motive të dobëta. Sipas hetimeve të para, shtetasi Donaldo Bajrami, gjithashtu 24 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Elvis Visha, duke e plagosur atë në krah. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ali Këlçyra" dhe menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është paraqitur në spital për trajtim mjekësor. Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e duhur mjekësor. Ndërkohë, pas kërkimeve të policisë, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar, Donaldo Bajrami, i cili tashmë po përballet me akuzat për "Vrasje me dashje, mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i...