Aperacioni “Foreign 3”! Zbulohet foleja e prostitucionit në Tiranë, vihet në pranga tutorja 47-vjeçare

Aperacioni “Foreign 3”! Zbulohet foleja e prostitucionit në Tiranë, vihet në pranga tutorja 47-vjeçare

Policia e Tiranës ka goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe një rast i përshtatjes së ambienteve, për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme. Në pranga ka rënë ‘tutorja’, shtetasja kineze për shfrytëzim, si dhe janë proceduar penalisht dy shtetaset e tjera nga Kina, pasi kishin përshtatur apartamentin e tyre për këtë veprimtari kriminale. Njoftimi i Policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Foreign 3”, goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit dhe një rast i përshtatjes së ambienteve, për prostitucion. Shfrytëzonte 2 shtetase kineze, për prostitucion, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçarja, shtetase kineze. Procedohen penalisht 2 shtetaset që ushtronin prostitucion, pasi kishin përshtatur apartamentin e tyre për këtë veprimtari kriminale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës...