Heroi i Manchester City: Mëson shumë kur kalon një periudhë të vështirë, ekipi ka ndryshuar totalisht

Heroi i Manchester City: Mëson shumë kur kalon një periudhë të vështirë, ekipi ka ndryshuar totalisht

Manchester City fitoi 4-1 ndaj Borussia Dortmund në raundin e katërt të Champions League dhe protagonist për “qytetarët” ishte mesfushori Phil Foden, autor i dy golave. Duket se është rikthyer lojtari i disa sezoneve më parë, kur shpallej më i miri në Premier League. “Është më e lehtë të jesh në krye, por nëse nuk je duhet të gjesh mënyra të ndryshme për të fituar. Sidomos këtë vit. Tani struktura mbrojtëse është shumë më e mirë. Vitin e kaluar, do të kishim pësuar shumë më tepër gola në një ndeshje të tillë ndaj Borussia”, tha Foden. Më tej, mesfushori anglez tha: “Kur gjërat nuk shkojnë mirë, ne qëndrojmë të bashkuar dhe e shohim ndeshjen tani. Këtë vit, ne jemi pak më të drejtpërdrejtë. Nuk duam...