Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ligji aktual për librin nuk i përgjigjet më zhvillimeve të kohës, ndryshimet ligjore edhe forcimin e rolit të QKLL
Nga Julia Vrapi Ligji aktual për librin nuk i përgjigjet zhvillimeve të kohës, ndërsa ndryshimet ligjore kanë sjellë herë pas here reagime të autorëve, botuesve e më gjerë. Prezantimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9616, datë 27.09.2006 “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, solli një ditë më parë dhe kritika të deputetëve të opozitës në Komisionin për Kulturën. Zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Lira Pipa paraqiti në komision ndryshimet në projektligjin për librin, por sipas deputetëve të opozitës Ina Zhupa dhe Agron Gjekmarkaj, teksti i risjellë si draft nuk ka ndryshim nga version i mëparshëm. Kryetarja e komisionit Ina Zhupa tha se edhe pse një kohë e gjatë, sërish u prezantua i njëjti format. “Nuk ka ndryshuar...