Rrëzimi i avionit të mallrave shkaktoi 9 viktima, guvernatori i Kentakit shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Rrëzimi i avionit të mallrave shkaktoi 9 viktima, guvernatori i Kentakit shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë shtet amerikan, pasi një avion mallrash i UPS-it u rrëzua pak pasi u nis nga aeroporti në Luisvill, duke vrarë të paktën nëntë persona. Pak pas nisjes nga aeroporti, avioni u përfshi nga flakët dhe më pas u rrëzua, duke shkatërruar dy biznese që gjendeshin afër aeroportit dhe duke shkaktuar vonesa në operacionet e kësaj kompanie të transportimit të mallrave.Lexo edhe :Related Posts Beshear u tha gazetarëve se pret që numri i viktimave të rritet, pas aksidentit që ndodhi të martën. Avioni u rrëzua pranë një zone industriale, duke goditur një kompani të naftës. Beshear tha se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të ndihmojë në përgjigjen e shtetit për aksidentin, duke lejuar...