Sekretet hetimore/ Dumani: Ja nga rrjedhin informacionet

Sekretet hetimore/ Dumani: Ja nga rrjedhin informacionet

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar nga rrjedhin informacionet për sekretet hetimore. Sipas verifikimeve kur sekretet hetimore publikohen nga media është në momentin ku komunikohen personat në hetim, të pandehurit apo mbrojtësit e tyre. “Ne bëjmë verifikimet tona në rastet ku ato që quhen sekrete hetimore publikohen në media. Nga verifikimet shpesh na rezulton kur një media merr dijeni për përmbajtjen e hetimeve është momenti kur u komunikojmë personave në hetim të pandehurve ose mbrojtësve. Nuk e përjashtoj se ka patur rrjedhje në SPAK por janë të minimizuara”, tha Dumani.