Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kreu i SPAK “kërcënon” sërish Edi Ramën? Altin Dumani: S’ka të paprekshëm, mjafton të kemi prova, s’na intereson..
Kreu i SPAK, Altin Dumani është shprehur mbrëmjen e sotme se dosja “McGonigal” është në fazë hetimi paraprak, ndërsa shtoi se janë në pritje të disa letërporosive nga SHBA lidhur me çështjen. Në intervistën për “Trialog”, ai theksoi se ndaj SPAK nuk ka asnjë presion për këtë dosje. “Ajo dosje është në fazë hetimi paraprak. Dhe ajo dosja ka filluar kryesisht nga prokuroria pastaj i është bashkuar edhe denoncimi i deputetit të opozitës. Jemi në pritje të disa letërporosive nga SHBA. Nuk kemi asnjë kompleks për asnjë çështje por presim provat. Nuk ndihemi në presion nga dosja McGonigal, por ka vështirësitë e veta dhe kemi dhe periudha pritjeje”, tha ai. Kryeprokurori i SPAK, deklaroi më tej se për prokurorët e posaçëm nuk ka asnjë person...