Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kreu i SPAK kritikon Policinë e Shtetit: Ka rënie me 40% të referimeve, mundësitë për bashkëpunim janë më të mëdha
Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, në intervistën ekskluzive për emisionin “Trialog” në RTSH, ka adresuar sfidat operacionale të SPAK, duke vënë në dukje rënien e ndjeshme të referimeve nga Policia e Shtetit. Dumani theksoi se SPAK bashkëpunon çdo ditë me Policinë e Shtetit, e cila kryen një pjesë të hetimeve, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Megjithatë, ai ngriti një shqetësim që ka të bëjë me rënien e referimeve. “Kam konstatuar një realitet, që ka të bëjë me rënien e numrit të referimit nga Policia e Shtetit, me 40%, dhe kjo është pasqyruar edhe në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvend.”, tha ai. Kreu i SPAK pranoi se bashkëpunimi ka anët e...