Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Një vit nën drejtimin e Trump/ Premtimet, dështimet dhe betejat që po formësojnë të ardhmen e Amerikës
Kthimi i Donald Trump në pushtet, një vit pas fitores së tij në zgjedhje, ka lënë tashmë një gjurmë të qartë. Amerika nuk është më e njëjta. As ekonomikisht, as politikisht, as gjeostrategjikisht. Por Trumpi i ri – më i pjekur, më sistematik, më pak i paparashikueshëm se viti 2017 – tregon diçka të rrallë për një udhëheqës modern që nuk është i paqëndrueshëm. Por çfarë Amerike mori ai? – Një vend i brishtë, jo i humburNë janar të vitit 2025, kur Trump u betua përsëri si president, ekonomia amerikane dukej e qëndrueshme në letër me papunësi në 4%, inflacion në 2.8% dhe rritje afër 2%. Por pas shifrave, kishte – dhe ka prova që ende ekziston – një shoqëri e lodhur. Klasa e mesme...