Sa rrezikon Shqipëria të kthehet në Republikë Prokurorësh? Dumani flet ‘pa doreza’

Sa rrezikon Shqipëria të kthehet në Republikë Prokurorësh? Dumani flet ‘pa doreza’

Altin Dumani, kreu i SPAK, ka folur mbrëmjen e së mërkurës lidhur me punën e Prokurorisë së Posaçme, duke iu përgjigjur shumë dilemave që herë pas here hidhen nga politika në drejtim të kësaj strukture të posaçme. Madje nga poltika, qoftë mazhoranca dhe opozita, është hedhur ideja se po shkohet drejt një Republike prokurorësh me mënyrën se si po vepron SPAK. Por Dumani në intervistën televizive shprehet se janë disa institucione ku SPAK jep llogari. “Pavarësia është gjëja më e mirë që ka ndodhur me reformën në drejtësi. Pavarësia është e garantuar nga Kushtetuta, por duhet të ruhet. Kjo pavarësi shoqërohet edhe me llogaridhënie. Kontrollohemi nga ILD. Një shifër që kam marrë është se ka pasur mbi 150 ankesa ndaj Prokurorëve të Posaçëm dhe ka...