Dumani/ Kemi numrin më të lartë në rajon të sekuestrimeve dhe konfiskimeve

Dumani/ Kemi numrin më të lartë në rajon të sekuestrimeve dhe konfiskimeve

Kryetari i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani është shprehur mbrëmjen e sotme se sa i takon korrupsionit dhe pastrimit të parave, ka pasur rritje të numrit të kallëzimeve, procedimeve penale dhe të të pandehurve. Në një intervistën, Dumani tha se duke u ndalur te pastrimi i parave, Shqipëria është vendi i parë në rajon për numrin më të lartë të sekuestrimeve apo konfiskimeve të pasurive. Ai shtoi më tej se sekuestrimet më të mëdha të ndërtimeve të përdorura për pastrim parash kanë qenë në qytetet ku turizmi është më i lartë. “Për korrupsionin. Ajo që ne kemi thënë edhe në raportin vjetor, që është rritur numri i kallëzimeve, procedimeve penale, të pandehurve dhe numri i të dënuarve. Kur bëjmë një vlerësim risku na rezulton që...