Gjykata Kushtetuese rikthen Veliajn në detyrë, kreu i SPAK-ut: Nuk ka lidhje dhe as ndikim në hetimet tona

Gjykata Kushtetuese rikthen Veliajn në detyrë, kreu i SPAK-ut: Nuk ka lidhje dhe as ndikim në hetimet tona

Kronikë E Mërkurë, 5 Nëntor 2025 22:01 Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës, nuk ka lidhje dhe nuk ndikon aspak hetimet e SPAK-ut. I pyetur nëse vendimmarrja për rastin e Veliajt mund të jetë një indikator i drejtpërdrejtë për të ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij, Dumani tha se ky vendim nuk ka asnjë lidhje me çështjen që SPAK po ndjek penalisht. “Gjykata Kushtetuese ka pasur objekt tjetër për shqyrtim vendimin për shkarkimin dhe dekretin e presidentit. Nuk ka asnjë lidhje me çështjen që po ndjekim penalisht dhe nuk ka asnjë ndikim në hetimet tona apo edhe në masën e sigurisë që rëndon ndaj z. Veliaj. Nuk dua të futem në...